Thursday, September 26, 2024
spot_img

Fansat e zhgënjyer me këngën e re / Dafina Zeqiri u përgjigjet kritikëve

- Advertisement -..

Dafina Zeqiri dhe Orhidea Latifi, e njohur thjesht si Kida, publikuan vetëm pak ditë më parë këngën “Luje belin”, duke marrë shumë komente mes të cilëve edhe kritika.

Komentuesit, kryesisht dëgjuesit besnikë të dyshesh së njohur, janë të pakënaqur me tekstin dhe klipin e “Luje belin”. Dhe rezervat e tyre i kanë shprehur në sektorin e komenteve në YouYube.

“Kënga e mirë, por Dafina dhe Kida kanë pasur potencial të fortë për një hit internacional! Gjithsesi suksese për ‘Luje Belin”

“Dy artiste me potencial kaq tmadh, nuk e keni shfrytzuar rastin për të bërë një hit ndërkombëtar. Poo, kënga më pelqeu se diqka më ndryshe, këngë clubi edhe ritmike, po tekst ka shume pak, veq perseritje. Sidoqoftë, I liked it, ama fakt qe kishit mujt edhe ma mirë.”

“Dështim, zhgënjim. -Videoklipi mi knaq syt pak meshkujt. -kenga është palidhje, kurfare teksti.”

“Dafina të gjitha këngët njësoj. I njëjti stil me muzike. Me ritëm. Me shqiptim. Me intonacion.”- janë vetëm disa prej komenteve në YouTube.

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka vendosur t’iu përgjigjet të gjithë kritikëve për këngën e saj në bashkëpunim me Kidë, përmes një videoje në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar Dafina ka vendosur në formë teksti disa nga komentet që ka marrë për këngën e saj, ndërsa ndërkohë që shfaqen këto kritika këngëtarja shprehet: “Oh vërtetet?”, “Çfarë do të presësh më shumë??”, “Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos të ta ndiejë”

Kënga e Kidës dhe Dafinës mori menjëherë ëmendje, ku përveç tesktit dhe kritikave, ajo që u përfol shumë ishte edhe videoklipi.
Dy këngëtaret nuk i kanë kursyer prekjet e nxehta dhe skenat “hot” me njëra-tjetrën. Gjatë klipit, Dafina provokon teksa prek veten e veshur sensuale. Ndërkohë, edhe të dyja bashkë nuk i kanë kursyer prekjet, teksa në klip ka edhe vajza të tjera. Kënga flet për fuqinë e femrës për të qenë e pavarur.
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X