Banorja e Big Brother Vip Albania Danja ka rrëfyher si rrallë herë për jetën e saj private. Modelja tashmë është në një lidhje por në një moment bisede me Eglin ajo ka rrëfyer për historinë e kaluar të dashurisë të cilën e konsideroi toksike.
Gjatë bisedës me Eglin ajo po mundohej të qartësonte Eglin mbi lidhjen e saj me Gjestin. Më tej ajo hapi zemrën duke i treguar që edhe ajo kishte kaluar një dashuri e cila ishte toksike dhe e ka bërë të vuaj shumë.
Ajo u shpreh : Kam kaluar një histori dashurie shumë të madhe,të më pyesësh sot kjo që kam me Redin është gjëja e mirë dhe e bukur dhe e vërteta.Ajo ishte ajo toksikja,por unë e dija të madhe,isha e çmendur..
Më tej ajo e vazhdoi rrëfimin : Kisha të bëja me një njeri që shikonte vetëm interesat e veta..Zgjodhi ai të ikte për arsyet e veta,për momentin nuk rash dakort por kam bërë një luftë 3 vite me veten… Ai afrohej dhe largohej dhe unë njësoj si ti i mbushja mëndjen vetes që mbase nuk është kështu…Robi i huj e thoshte troç…
Danja vazhdoi rrëfimin e saj duke thënë se mori vesh që ai ishte fejuar ndërkohë me një vajzë të virgjër dhe më pas mori vendimin të vinte veten në rradhë të parë dhe të shkëputej nga kjo lidhje toksike që nuk e çonte askund. Danja i shprehu Eglit që e vuajti shumë por e kaloi me njerzit e afërt dhe me synimin për të vënë veten e saj të parën deri sa arriti të jetë e lumtur dhe e qetë me jetën në vazhdim.
Në fund të rrëfimit të ndjerë Danja këshilloi Eglin duke i thenë që “Diellin nuk ta sjell njeri,e ke brenda vetes”