Thursday, November 21, 2024
spot_img

Dardan Krivaqa kërcënon nga burgu motrën e Marigonës: Njësoj do ta bëj edhe ty

- Advertisement -..

Dardan Krivaqa ka kërcënuar nga burgu motrën e Marigonës, 18-vjeçares të cilën e përdhunoi e më pas e vrau.

Babai i dy motrave, Muhabi Osmani tregon se mesazhe të ndryshme në rrjete sociale nga profile në emër të Krivaqës kanë kërcënuar familjen e tij.

Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që edhe me vajzën e madhe do të veprojë njësoj si me Marigonën. E kemi raportuar në Polici, tani janë duke u marrë ata me këtë rast.

Familja e Marigonës shprehet se organet ligjzbatuese ende nuk e kanë gjetur se nga iu kanë ardhur mesazhet.

Rasti ka ndodhur para një viti. Nuk kemi të dhëna, jemi duke pritur, prokurori e ka marrë rastin, ende s’na ka kthyer përgjigje si ka ardhur ai mesazh, nga ka ardhur. Ai ka qenë në burg, mesazhi ka ardhur nga profili i tij në rrjete sociale në telefonin e bashkëshortes. Kur kemi shkuar në polici, ai i hetuesisë pyet prokurorin a t’i marr në pyetje apo jo? Prokurori tha merrini në pyetje. Duke e ditur rastin tonë.

Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigonës, në vitin 2021 në Ferizaj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X