Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar disa ditë më parë këngën e saj më të re në bashkëpunim me David Guettan të titullur “I’m good (Blue)”.
Bashkëpunimi është një remiks i këngës së famshme “Da Da Blue” të grupit Eiffel 65, të cilën artistja e publikoi fillimisht si demo në ‘TikTok’, por më pas kënga u bë virale dhe fansat e pëlqyen pafund.
Tashmë kënga është publikuar dhe deri më tani ka arritur menjëherë një sukses mbarë botëror, duke u renditur e treta në nivel global në ‘iTunes’.
Së fundmi Guetta performuar në festivalin “Creamfileds” ku ka vendosur dhe hitin fundit e cila duket se është pritur me një entuziazëm të madh nga publiku të cilët këndonin njëzëri teksin e këngës.
Duke parë atmosferën e krijuar, Dj ka telefonuar Beben në mes të koncertit për ti treguar asaj reagimin e publikut kur vendosej kënga dhe sesi ata i kishin mësuar përmendësh fjalët.
“Unë sapo telefonova Bebe Rexhën, unë dua që ajo ta shohë këtë me ju, këndojeni edhe një herë”– tha David.