Friday, December 27, 2024
spot_img

Dea Vieri: “Jam në një lidhje me partnerin ideal”

- Advertisement -..

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ishte ditën e sotme e ftuar në “Wake Up”, ku zbuloi një detaj për jetën e saj private.

Teksa po fliste se ku mund të njihen dy persona që më pas bien në dashuri me njëri-tjetrin, ajo u pyet nëse vetë e ka gjetur ‘partnerin ideal’?

“Me thënë të drejtën unë jam duke dalë me dikë, partneri ideal për mua, për momentin po. Mendoj se ai është partneri im ideal, por jeta është gjithmonë e gjatë, dalin surpriza. Ndoshta rrugës i njeh një kualitet që ndoshta nuk ia kishe vënë re më përpara. Me aq sa gjykoj unë, për momentin çdo gjë është ok”, tha Dea.

E pyetur se ku e ka njohur djalin në fjalë, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk ngurroi që të kthente përgjigje.

“E kam njohur nga miqtë e përbashkët. Mua më pëlqen më shumë kjo mënyra se të jep atë kontaktin e parë. Edhe nga energjia që merr. Mund të ndodhë se kur flet me një njeri online, ai është shumë i zoti me mesazhe, pastaj kur të ulet në tavolinë ka një energji të keqe”, tha Vieri.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X