Edhe pse humori zakonisht ndryshon në vjeshtë, kur shiu nuk na jep pushim, ose në dimër kur ditët janë të shkurtra neve na mungon dielli, ka gjithnjë e më shumë nga ata që vuajnë nga depresioni veror.
Një studim i shkencëtarëve nga Los Anxhelos ka treguar se kjo është bërë një fenomen i zakonshëm.
Simptomat e saj janë ndryshimi i humorit, pagjumësi, humbje oreksi, peshë dhe ankth.Psikiatri Ian Cook, drejtor i Programit për kërkimin dhe trajtimin klinik të depresionit të Universitetit të Kalifornisë, thotë se shumë njerëz mendojnë se kjo është një shaka, por është shumë e vërtetë.
Njerëzit me disponim jo të mirë veror kanë probleme me zemër, mendime të errëta, janë të pikëlluar pa arsye dhe kanë nevojë për vetmi.
“Ata që vuajnë nga depresioni veror asgjë nuk mund ta durojnë”, shpjegon Cook.