Djali i Nicolas Cage, Weston Cage Coppola, ka përfunduar në prangat e policisë për sulm ndaj nënës së tij. Mediat e huaja shkruajnë se ai u arrestua të mërkurën në Los Angeles, disa javë pasi nëna e tij Christina Fulton u pa me mavijosje
“Mund të konfirmoj se Weston Cage Coppola u arrestua sot për sulm me një armë vdekjeprurëse”, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Los Angeles.
“The Sun” shkruan se aktori i famshëm besohet se ka liruar djalin e tij nga burgu, duke paguar kusht 150,000 dollarë. Dyshohet se bëhet fjalë për një incident të datës 28 prill, pas së cilës Fulton është filmuar me mavijosje në fytyrë. Siç shpjegoi një burim për “The Sun”, sulmi ndodhi pas një “krize të shëndetit mendor”.
Policia pretendoi se 33-vjeçari kishte një grindje verbale me aktoren para sulmit të supozuar fizik, i cili e la atë të mbuluar me mavijosje, raporton “People”.