Sunday, October 6, 2024
spot_img

Dikush ofendoi Drake dhe djalin e tij online, reperi hakmerret duke i shkruar të dashurës së komentuesit në Instagram

- Advertisement -..

Drake i ka paralajmëruar disa herë fansat në tekstet e tij se mund t’i marrë të dashurën apo gruan kujtdo që dëshiron – madje ai ka një këngë me Lil Wayne të titulluar, “Take Your Girl”. Dhe duket se nuk ka gënjyer.

Gjithçka filloi kur reperi komentoi në një postim në Instagram nga @lethalshooter (Chris Matthews), një trajner në NBA. Postimi përfshinte një status që tallte baballarët e NBA-së, Tee Morant dhe LaVar Ball.

“Imagjinoni që djali juaj shkon në kampionat dhe ai është Ja [Morant] ose LaMelo [Ball] ose Lonzo [Ball] gjithçka që mund të bëni është të jeni të gëzuar dhe konkurrues dhe tepër mbështetës dhe është ok edhe nëse bisedoni gjëra të tjera”- komentoi Drake në postim. “Unë e di se do të jem i tillë edhe nëse djali im është në një garë për kub rubix.”

Një përdorues i Instagram-it iu përgjigj Drake dhe sulmoi djalin 4-vjeçar të reperit, Adonis Graham. “Djali yt me siguri luan me *shkrimtarë fantazma,” shkroi ai. Komenti ishte një goditje e qartë për thashethemet se reperi nuk i shkruan vetë materialet e tij. Nga anglishtja “ghost-writer” apo shkrimtar fantazmë, është dikush që shkruan për dikë tjetër, i cili merr edhe autorësinë. Në vend që të nxehej, Drake vendosi të argëtohej pak dhe u përgjigj: “Sapo ndoqa të dashurën tënde sepse ajo është e mjerë dhe ka nevojë për pak emocione në jetën e saj.”

Dhe e bëri vërtetë diçka të tillë. Por kjo nuk është e gjitha pasi ai i dërgoi asaj mesazh ku i shkruante: “Unë jam këtu për ty mama“.

Epo, kjo është lëvizja më tipike e Drake…
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X