Tuesday, July 1, 2025
spot_img

Dita nuk zgjat më 24 orë? Ja çfarë po ndodh me rrotullimin e Tokës

- Advertisement -..

Edhe pse jemi mësuar të themi se një ditë zgjat 24 orë, ose 86,400 sekonda, në të vërtetë, kjo shifër nuk është aq e qëndrueshme sa duket. Rrotullimi i Tokës rreth boshtit të saj po ndryshon, dhe në vitet e fundit, ky ndryshim ka nisur të ndihet më shumë se kurrë.

Gjatë epokës së dinosaurëve, një ditë zgjaste rreth 23 orë. Me kalimin e miliona viteve, rrotullimi është ngadalësuar, por… çuditërisht, që nga viti 2020 shkencëtarët kanë vërejtur një përshpejtim të tij. Ky fenomen ka vënë në lëvizje alarmin te komuniteti shkencor, pasi për herë të parë në histori mund të kemi nevojë të heqim një sekondë nga koha zyrtare, ndryshe nga praktika e mëparshme kur ajo shtohej për të ruajtur saktësinë.

Sipas të dhënave më të fundit, dita më e shkurtër e vitit 2025 pritet të jetë më 5 gusht, dhe do të jetë rreth 1.51 milisekonda më e shkurtër se mesatarja. Edhe datat 9 dhe 22 korrik do të jenë ndër ditët më të shkurtra të vitit.

Shkaktarët? Mund të jenë që nga forcat gravitacionale të Hënës, tek tërmetet dhe vullkanet, e deri te ndryshimet e thella në bërthamën e Tokës. Madje, disa shkencëtarë dyshojnë se “diçka brenda Tokës” mund të jetë duke ndikuar në këtë përshpejtim të papritur.

Dhe nëse trendi vazhdon kështu, në një të ardhme shumë të largët, dita mund të arrijë të zgjasë 25 orë. Por për tani, koha vazhdon të rrjedhë… pak më shpejt se zakonisht.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X