Monday, October 21, 2024
spot_img

Ditëlindja e Rike Roçit konfirmon krisjen e miqësisë me Roza Latin?

- Advertisement -..

Pak ditë më parë një prej ish-konkurrenteve të “BBVA3” festoi ditëlindjen. Bëhet fjalë për Rike Roçin. Në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, u transmetuan disa pamje nga festa dhe një intervistë e Rikes.

Megjithatë, ra në sy mungesa e një ish-banoreje të BBV, Roza Latit, me të cilën Rikja ka pasur një miqësi të ngushtë që para se të hynin në BBV, por e ruajtën edhe brenda shtëpisë.

Mirëpo teksa u pyet nga moderatoret e emisionit, Rikja deklaroi se pjesë e festës së organizuar prej saj ishin personat që ajo i ka më shumë xhan dhe i mban afër vetes, gjë që la të nënkuptohej se mes saj dhe Roza Latit nuk qëndron më një miqësi. Edhe në ditëlindjen e Rozës, Rikja nuk ishte e pranishme por i shuajti zërat se mund të kishte ndodhur ndonjë krisje mes vajzave duke deklaruar se disa angazhime të saj nuk e lejuan të ishte e pranishme.

Po në këtë rast çfarë mund të ketë ndodhur?

Një pjesë nga intervista:

Si të gjeti kjo ditëlindje, beqare apo në një lidhje?

Nuk jam vetëm, kjo mjafton!

Cilësitë që duhet të ketë partneri ideal?

Të ketë shpirtin e bardhë, të jetë gentleman me mua!

Personi i parë që të uroi për ditëlindje?

Mami, zemra ime. Është njeriu më i rëndësishëm për mua. Mami më thotë gjithëmonë ‘mos ndrysho kurrë’ dhe ‘je princesha e mamit’. Personi i parë publik është Erjola Doçi se jemi gjithmonë bashkë.

Po shohim shumë prej banorëve të “Big Brother VIP3”, por gjithsesi të tjerë mungojnë…

Unë kam ftuar njerëzit që kam qenë më afër, që i kam më xhan

Me kë nga ish-banorët nuk ruan më kontakte?

Ato që nuk janë prezentë këtu.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X