Friday, September 27, 2024
spot_img

Dj Geek i propozon Dafina Zeqirit? Artistja poston videon e unazës

- Advertisement -..

Gjatë këtij viti Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Dj Geek, emri  i vërtetë i të cilit është Genc Halimi kanë ngjallur disa herë dyshime, se mund të kenë celebruar dashurinë e tyre në martesë. Sikurse ka ndodhur sërish së fundmi teksa ata qëndrojnë në heshtje.

Shkak është bërë një postim i artistes në Instagram ku ajo ka ndarë një video. Dafina së bashku me Geek, Kidën dhe bashkëpunëtorët e saj po shijon prej disa ditësh bregdetin shqiptar prej nga ku ditën e sotme ka ndarë një video ku thekson një unazë që ndodhet në gishtin e fejesës. Bëhet fjalë për një unazë ekstravangante me një rreth floriri të trashë dhe një gur të madh.

Në videon në fjalë, Dafina shihet tek shijon muzikën e Ron Zaitit të cilit i ka bërë edhe tag ndërsa luan dorën. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të flitet se ajo mund të ketë marrë propozimin nga Geek.

Pak javë më parë, Dafina tha në një intervistë se në lidhje me planet për martesë apo fëmijë nuk e ka aspak presionin e familjes nga të dyja palët por i respektojnë vendimet e tyre dhe janë të lumtur për ta. Për sa i përket dëshirës për të pasur një fëmijë, artistja deklaroi se çdo gjë ia ka lënë kohës. “Çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua nuk ka lidhje nëse është vajzë apo djalë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vëllai. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tani dua një gocë, një mini-Dafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”– tha ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X