Friday, September 20, 2024
spot_img

Dj Khlaed nderohet me një yll në “Walk of Fame”

- Advertisement -..

Të hënën, producenti i njohur, u nderua me një yll në Walk of Fame në Hollywood, Kaliforni.

Të pranishëm në ceremoni ishin partnerja e tij, Nicole Tuckdy djemtë e tyre, Asahd dhe Aalam,muzikantët superstar JAY-Z, Sean “Diddy” Combs, Fat Joe, Jeezy, N.O.R.E si dhe Teyana Taylor.

Gjatë fjalimit, Khaled falënderoi familjen, kolegët dhe bashkëpunëtorët përpara se të ndante rëndësinë që ka nderi për të.

“Kjo këtu, ylli im, unë dua që ylli im të përfaqësojë dritën, dashurinë që shkëlqen mbi të gjithë. E dini, Zoti më vendosi në këtë tokë që të jem një dritë,” i tha ai turmës. “Dhoma mund të jetë e errët, por kur hyj brenda është e ndritshme. Kur është errësirë, unë jam drita, dhe kur është dritë, unë jam një dritë më e ndritshme.”

“Dua që të gjithë ta marrin këtë dritë të yjeve dhe të dinë se kjo është përgjithmonë, dhe kjo është për të gjithë ne,” vazhdoi producenti. “Kjo është për hip-hop, por dua ta bëj të qartë se sapo kemi filluar.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X