Tuesday, November 5, 2024
spot_img

Dj PM bën deklaratën e papritur: Të mos kisha pasur të dashur…

- Advertisement -..

Blogerja Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi ose ndryshe i njohur si Dj PM janë një nga çiftet më të komentuara në mediat sociale. Lidhja e tyre nisi para syve të publikut brenda “Big Brother Vip”.

Pas përfundimit të spektaklit çifti vazhdojnë ende bashkë dhe duket se marrëdhënia e tyre sa vjen dhe po forcohet dita-ditës.

Dj PM është goxha i pëlqyer nga publiku, sidomos nga vajzat dhe kjo gjë vërehet në profilin e tij, ku numri më i madh i ndjekësve të ish-banorit janë femra. Pajtimi e ka bërë të ditur për ndjekësit e tij këtë gjë teksa ka publikuar grafikun ku tregonte se rreth 70% e personave që ndjekin profilin e tij janë femra ndërsa pjesa tjetër e mbetur janë meshkuj.

Dhe për këtë gjë PM ka bërë shaka teksa krahas fotos shkroi: “Eh të mos kisha pasur të dashur”, duke lënë të nënkuptohej se nëse nuk do të ishte i lidhur me Sarën, numri i vajzave që e ndjekin do të ishte më i lartë.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e blogeres në lidhje me ketë batutë të PM.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X