Saturday, July 27, 2024
spot_img

“Do hyja nëse…”- Robert Berisha flet për pjesëmarrjen në BBV2 dhe risjell në vëmendje puthjen me konkurrenten e “Love Story”: Vajzë e re, single…

- Advertisement -..

Këngëtari Robert Berisha ka risjellë në vëmendje puthjen që pati gjatë emisionit “Love Story” me njërën nga konkurrentet dhe ka zbuluar nëse do të bëhet pjesë e BBV2.

Këngëtari ka deklaruar kohë më parë se ka marrë një ftesë për t’u bërë pjesë e “Big Brother Vip 1” të cilën e ka refuzuar pasi i duhej të linte vajzën dhe emisionin e tij për t’i bërë show falas një televizioni. I ftuar në një intervistë, ai u pyet nëse do ta pranonte ftesën për t’u bërë pjesë e BBV2. Ai zbuloi se do të kishte pranuar nëse do t’i plotësoheshin disa kushte.

“Në Big Brother nuk kam pasur mundësi të shkoj dhe normal që nuk do të shkoja pa pagesë. Sepse është normale, të lëmë punët tona dhe të shkojmë diku tjetër ata fitojnë… kështu që do të ishte mirë (të paguheshim) edhe sikur të kishte diferencime në pagesë. Ata s’kanë pranuar edhe nuk kam mundur të marr pjesë. Në edicionin e radhës nëse më bëjnë ftesë dhe nëse nuk kam emisionin tim, se di… me pagesë, po, kisha pranuar. Nuk është punë e lehtë të rrish 100 ditë aty brenda. S’kisha pranuar të rri pa më sjellë një piano dhe një pajise fitnessi, edhe një pishinë të mbyllur.”- tha ai i ftuar në “Mirage.”

I pyetur nëse do të niste një romancë në BBV, ai fillimisht tha se nëse do të nënshkruajë një kontratë do t’i përmbahet me gjithçka. Megjithatë, ai shtoi se me siguri nëse do t’i pëlqente dikush, nuk do të kishte dalë beqar nga formati.

“Kur nënshkruan diçka duhet të jesh “all in”. Por nëse të pëlqen dikush s’ka lidhje, nëse do kisha hyrë single, e sigurt që nuk kisha dalë single. E kisha bërë pa problem.”– tha ai.

Këngëtari foli gjithashtu për situatën e ndodhur kur ishte i ftuar në spektaklin “Love Story Talk” mori një puthje në buzë nga një prej vajzave, Kleona Tela. Roberti tha se gjithçka ka qenë pjesë e show-t dhe se nuk e priste të ndodhte diçka e tillë. Sa i përket konkurrentes, sipas tij ajo ka nënshkruar një kontratë dhe puthja ka qenë me skenar.

“Ajo ka qenë një format që unë kam qenë i ftuar, unë isha një një farë mënyre juri, por normal është pjesë e showt. Shqipëria di t’i bëjë këto gjëra, të gjitha janë me skenarë. Edhe… vajzë e re, djalë i ri, single… edhe normal që se kam pritur që do të ndodhte ashtu. E ka bërë se ka nënshkruar kontratën edhe 100% ka qenë me skenar. Normal ajo e ka bërë atë gjë vetëm për show edhe s’jemi takuar asnjëherë më.”– tha Roberti.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X