Monday, June 24, 2024
spot_img

Do ndryshojë performancën pas “censurimit” nga “Eurovision”? Reagon Ronela Hajati!

- Advertisement -..

Lajmi që Eurovisioni ka fshirë nga faqja zyrtare foton e këngëtares Ronela Hajati gjatë performancës duke i konsideruar shumë “provokative”, ka qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit.

Ronela ka folur edhe njëherë rreth këtij eventi duke i vënë kapak të gjitha aludimeve. Në një intervistë për “Prive” ajo ka sqaruar prapaskenat e “censurimit” të performancës së saj.

“E vërteta është që fotoja u zëvendësua. Pastaj patëm një komunikim të vogël, por pasi u rishikuan gjithë gjërat, performanca është tepër normale. Është show në fund të ditës. S’do ndryshohet asgjë, thjesht do bëhet më bukur”,– ka thënë Ronela.

E kur nga të gjithë u aludua se do të kishte një censurim, po vetë këngëtarja çfarë mendimi ka?

“Jo, me rëndësi ka produkti final, kështu që janë gjëra të vogla, të rregullueshme që ndodhin tek 80 përqind e shumë performancave të shumë artistëve. Sepse gjërat duhet të shikohen, derisa të meren vendimet e fundit. Ne jemi munduar shumë që gjërat të dalin mirë, kështu që nuk ka pse të censurohet asgjë,”– është shprehur Ronela.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X