Saturday, July 27, 2024
spot_img

“Do të të vë bombë në…”/ Kim Kardashian kërcënohet me jetë

- Advertisement -..

Kim Kardashian ka deklaruar se jeta e saj dhe e fëmijëve të saj është në rrezik, pasi ka marrë një sërë letrash kërcënuese në të cilat shkruhej se “do të hedhin në erë” zyrën e saj.

Avokati i Kim, Shawn Holley, u dërgua në gjykatë të hënën për të marrë një urdhër ndalimi kundër David Resendiz, të cilin që Kim tregoi se as nuk e ka takuar kurrë.

41-vjeçarja tha se në njëfarë mënyre Resendiz mori adresat e shtëpisë dhe biznesit të saj dhe filloi të dërgonte një mori letrash – më shumë se 80 – duke e kërcënuar atë dhe 4 fëmijët e saj në mënyra të ndryshme.

Në dokumentet, të siguruara nga TMZ, Kim thotë se Resendiz bëri pretendime të shumta false dhe deluzive për marrëdhëniet e saj intime. Ajo thotë se ai ka bërë “referenca shqetësuese seksuale për të në letrat e tij”.

Ylli i reality-showt shtoi se është kërcënuar për vdekje përmes letrave të shumta dhe më 25 prill, ajo mori një kërcënim me shkrim për bombë në një letër të dorëzuar në një nga zyrat e saj të biznesit.

Kim thotë se është e frikësuar për sigurinë e saj dhe të familjes së saj. Ajo beson se Resendiz mund ta dëmtojë apo edhe ta vrasë. Ajo po i kërkon një gjyqtari që ta mbajë Resendiz 100 metra larg saj dhe familjes së saj dhe të mos ketë asnjë kontakt tjetër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X