Monday, June 24, 2024
spot_img

“Do zhvendosem në Prishtinë se me pëlqen një vajzë”! Ja si reagon motra e Noizy-t…

- Advertisement -..

Nëse ju themi se Noizy është dashuruar aq shumë pas një vajze sa ka vendosur të zhvendoset në Kosovë për të jetuar dhe punuar, do e besonit? Në fakt as ne jo. Madje, as familjarët dhe miqtë e tij më të mirë nuk e besuan kur ai u shkroi një mesazh të tillë.
Reperi ishte i ftuar në emisionin “N’Maje t’Gjuhës me Xherin” ku në një lojë të emisionit iu kërkuar tu dërgonte një mesazh pesë miqve të tij, përfshirë familjarë. Në mesazhin në fjalë ai shkroi se do fillojë jetën e punën në Prishtinë për shkak të një vajze.

Këtë mesazh Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, zgjodhi që t’ia dërgojë Blerim Destanit, Altin Sulkut, kushëririt, kunatit dhe motrës. E pikërisht te kjo e fundit do ndalemi sepse duket se i kthehu mesazhin më epik.
Ajo jo vetëm që nuk e besoi por, i shkroi: “”Ku janë çelsat e Lamborginit sepse më ka zënë rrugën. Nuk po nxjerr dot Maybach.” Do me thënë kjo do që ta marrë makinën për vete”- tha Noizy, duke shkaktuar shumë të qeshura nga mënyra se si ajo injoroi mesazhin e tij.
Asnjë nga personazhet e tjera po ashtu nuk e besuan mesazhin e reperit dhe ia kthyen me batuta dhe ironi. Ndër të tjera Blerimi i shkroi: “Zemra je ti? Më thuaj fjalën magjike të lutem”.
Pavarësisht se është përfolur shumë gjatë këtyre viteve për lidhje të ndryshme, Noizy ka vendosur që ta mbajë larg syve të publikut këtë pjesë. Prej kohësh për jetën e tij personale nuk dihet asgjë dhe kjo lojë na la të kuptojmë se ai është beqar, pasi nëse do ishte në lidhje mesazhet e njerëzve të tij të afërt do ishin ndryshe.
Noizy është bërë baba i një vajze, që në moshë fare të vogël. Ndonëse dikur ai postonte shpesh foto me të në rrjetet sociale dhe i dedikoi një këngë shumë të suksesshme me titull: “Noku vogël”, prej vitesh ka vendosur që mos ta ekspozojë më.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X