Granit Cana ishte një nga banorët e BBV, i cili mori vëmendje të madhe për shkak të jetës së tij sentimentale.
Në fillim u duk sikur ai do të niste një romancë me Fifin brenda shtëspisë, por gjërat ndryshuan shpejt, madje vetë Graniti ka treguar se ata kanë mbetur shokë pas përfundimit të formatit, ndërsa këngëtarja nisi një romancë me Adis Patushin.
Gjithashtu ai bëri bujë edhe për historinë e tij të dashurisë që kishte pasur para se të hynte në BBV. Graniti u shpreh se në shtëpi kishte hyrë single, ndonëse disa ish-banorë ishin në dijeni të marredhenies qe kishte lene pezull me nje vajze e quajtur Adelina.
Ai ka vendosur që të ironizojë të gjithë ata që e kanë pyetur në lidhje me jetën e tij private, përmes një videoje në Tik-Tok.
“Meqë shumica prej jush janë të interesuar të dinë nëse Graniti është në një lidhje ose jo, doja ta zbuloja me të gjithë ju që, Po. Graniti është në lidhje këtu me mua është edhe e dashura ime, t’jua prezantoj pak.”- thotë ish-banori i BBV gjatë videos, duke treguar më tej shtangat e palestrës.
https://vm.tiktok.com/ZMLnnd2Q3/