Don Xhoni mund të fitojë mjaftueshëm para nga këngët dhe koncertet e tij sa për të blerë një super makinë me të cilën të mburret në rrjetet sociale, por nuk di asgjë rreth rregullave të qarkullimit.
Reperi i njohur u tregoi fansave të tij makinën më të re të blerë këto ditë me një foto në Instastory. “Helm mbi tokë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në InsatStory, ku tregonte makinën e tij të re të tipit BMW.
Por në vend që të ngelnin me gojëhapur nga makina e tij, fansat ngelën të habitur nga vendi ku e kishte parkuar. Ai e kishte parkuar makinën në mes të dy hapësirave për parkim në lagjen ‘Dardania’, njëra prej të cilëve ishte e dedikuar për persona me aftësi të kufizuara.
Pikërisht kjo gjë ka bërë që fansat të irritohen nga ky gjest aspak i hijshëm– sepse janë zënë dy vend parkimi dhe është cënuar hapësira e dedikuar personave me nevoja të veçanta.