Alesja Hoxha ka vazhduar përsëri me deklarata ku akuzon Astrit Osmanajn se në mënyrë tendencioze, i ka kërkuar afrimitet.
Gjatë puntatës të emisionit, ajo u pyet nga moderatorja Bora Zemani se cili nga djemtë e ka vënë më shumë në siklet. Ajo tha menjëherë emrin e Astritit, duke nxitur kështu edhe një reagim nga Rrushja.
Biseda e tyre:
Bora Zemani: Cili nga djemtë të ka vënë më shumë në siklet?
Alesja: Ka qenë tek takimi i parë që kam bërë me Astritin, pavarësisht se dhe unë e ndieja që të përqafohesha por që, mënyra se i kërkonte ishte…. Mendoja se mos ishte tendencioze ndaj Rrushes dhe faktikisht ashtu kishte qenë. Dhe prandaj më vinte në siklet herë pas here.
Rrushja: Pse nuk e largoje ti por e afroje edhe më shumë?
Alesja: E mbajta as larguar as afruar.
Rrushja: Ti ke qenë ajo që i je afruar më shumë. Po më vjen keq për ty.
Alesja: Kritiko Astritin dhe jo Alesjan, me mua s’ke punë fare.
Rrushja: Përmende emrin tim dhe prandaj reagova.
Pak ditë më parë Alesja ka deklaruar se Astriti i është afruar shumë jashtë kamerave, duke veçuar rastet kur e shoqëronte në shtëpi. Deklarata e saj u mohua nga Astriti, i cili pretendoi se ka ndodhur e kundërta.
“Astriti më është afruar shumë, në makinë kur më çonte për në shtëpi”, u shpreh Alesja.