Drake arrin 160 miliardë ‘streams’ në të gjitha platformat në mbarë botën!!
Gjatë 13 viteve të fundit, Drake ka arritur ta vendos emrin e tij si një nga yjet më të mëdhenj në botë. Çdo projekt që ai publikon është në krye të top-listave, dhe çdo këngë solo apo bashkëpunim ka të ngjarë të arrijë të pozicionohet e para.
Tani, Drake ka arritur një sukses të ri mbresëlënëse. Sipas ‘Chart Data’, ai tani ka arritur 160 miliardë ‘streams’ (klikime), në të gjitha platformat në mbarë botën. Drake gjithashtu u bë së fundmi artisti i parë në 2022, që tejkaloi 5 miliardë klikime.
Kjo e re vjen pasi Drake publikoi albumin e tij të shtatë surprizë, “Honestly, Nevermind”, në qershor. Edhe pse mori kritika pasi i përket zhanrit ‘house’. ai u bë albumi i shtatë i radhës i Drake, numër ‘një’. Çdo album i tij ka arritur të kryesojë në tabelën ‘Billboard 200’. ‘Honestly, Nevermind’ është gjithashtu projekti i 11-të ‘numër një’ i Drake, në ‘Billboard 200’.
Por cilat janë këngët më të klikuara të kanadezit?
1. One Dance-2.37 miliardë
2. Dod’s plan-1.98 miliardë
3. In my feelings- 1.23 miliardë
4. Hotline bling-1.1 miliardë
5. Nice for what- 1.03 miliardë