Thursday, March 20, 2025
spot_img

Drejtor artistik i edicionit të 61 të ‘Festivalit të Këngës’ krah Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt? Flori Mumajesi reagon për herë të parë dhe zbulon si qëndron e vërteta

- Advertisement -..

Pak javë më parë u raportua se Flori Mumajesi dhe çifti Arbana Osmani-Eduart Grishaj po vijnë me një projekt. Sigurisht nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim muzikor, por për diçka që ka lidhje me këngën, ‘Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar’. Në media ëshë raportuar se këtë vit, “Festivali i Këngës” do të vijë në moderimin e Arbanës dhe regjinë e Eduartit, teksa kantautori do të vijë në rolin e drejtorit artistik të festivalit.

Por, duket se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Të paktën për Florin. Ky i fundit ka reaguar për herë të parë rreth lajmeve në rrjetet sociale. Ai ka ndarë në Instastory një titull të një mediaje ku shkruhaet: “Flori Mumajesi surpriza e bukur e Festivalit të Këngës”. Krah tij ka shkruar edhe një pjesë nga teksti ku thuhet: “Flori nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Festivalit si këngëtar apo producent, e vetmja pjesëmarrje e tij ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The Dreams”.

Më poshtë ai shton: “Po Flori që s’di asgjë”, duke mohuar kështu zërat.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X