Drenusha Latifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Olsa Muhametit, e cila në emisionin “Një natë me Aulonën” deklaroi se Atilla nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Sipas producentes së “BBVK”, nuk është provuar kurrë ligjërisht dhuna e Atillës ndaj Drenushës, ndaj edhe nuk e konsideroi të gabuar vendimin për t’i futur të dy në të njëjtin ambient.
Këto deklarata janë konsideruar si tentativë për manipulim të opinionin publik nga Olsa. Po ashtu, ajo theksoi se dhuna ndaj saj është “dokumentuar dhe janë tri procese gjyqësore në vazhdim, një civil dhe dy penale”.
Atilla nuk ka mundur të më dhunonte mua ‘ligjërisht’. Dhuna nuk është një akt që ndodh ‘ligjërisht’, por është një realitet i rëndë për viktimat. Deklarata e saj është një lojë me fjalët dhe një tentativë për të manipuluar opinionin”., shprehet ajo.
Gjithashtu, Drenusha është shprehur se ka marrë një urdhër mbrojtjeje nga Atilla, ndërsa e përshkroi deklaratën e Olsës si skandaloze.
Mos e harrojmë që si shtet kemi marrë përsipër të zbatojmë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave. Një deklaratë e tillë nga një producente femër hedh në dyshim jo vetëm historinë time, por edhe të mijëra grave që kanë përjetuar dhunë”, – shkruan ajo.
Në përfundim, ajo theksoi se ka përgatitur një padi ndaj Olsës.