Saturday, July 27, 2024
spot_img

“Dua Lipa ka bërë performancë më ‘vulgare’ dhe jemi krenuar”/ Gazetarja e njohur shqiptare: Pse prekemi për Ronelën?

- Advertisement -..

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision ka mbaruar, Shqipëria u skualifikua, por zhurma në rrjetet sociale dhe media vazhdon. Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati është një nga konkurretet më të komentuara jo vetëm shqiptare që ka shkuar në festivalin europian por edhe të këtij viti.

Duket se tashmë njerëzit janë ndarë në dy kampe, ata që e përkrahin dhe ata që janë kundër performancës së Ronelës duke e kritikuar ashpër. Një nga gjërat që ka shkaktuar më shumë pakënaqësi është kërcimi i Ronelës i konsideruar si provokues nga shumë persona.

Megjithatë, gazetarja Dasara Karaiskaj thotë se pak javë më parë të njëjtat lëvizje ka bërë edhe Dua Lipa në një prej videoklipeve të saj me Megan Thee Stallion por për atë ndihemi krenarë. Duke nënvizuar standardet e dyfishta të gjykimit të shqiptarëve, Dasara pyeti: “Pse prekemi kur këndon Ronela?”

“Për atë performancë që bëri ajo është e vështirë mos të stonosh e mos të kesh ndonjë firo të zërit. Performanca e saj ishte jo vetëm e fuqishme, koreografia ishte e shkëlqyer. Një punë e bërë siç duhet për të dalë aty ku duhet të dilte. Nga Ronela ne nuk mund të presim… sepse nuk kemi respekt në përgjithësi për individët që t’i trajtojmë për karakterin që ata kanë. Çdo individ ka fytyrën e vetë. Ajo gjithmonë si artiste ka demonstruar këtë gjë, ekstravagancë, provokim… Çfarë presim ne nga Ronela që duhet të prekemi dhe  të bëhemi moralist në një vend ku ka shumë për të diskutuar për moralin. Të diskutojmë moralin kur një performancë ndoshta më vulgare, nëse do e quajmë vulgare, sesa ajo e Ronelës e ka bërë dy muaj më parë Dua Lipa që është po shqiptarja jonë me një këngëtare tjetër që është me ngjyrë dhe shumë më e shëndetshme se Ronela në një videoklip. Dhe ne jemi krenarë edhe pse Dua në fund të fundit nuk na përfaqëson edhe pse është shqiptare. Por, pse prekemi për Ronelën?”- tha ajo te “Rudina”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X