Modelja Kristina Baki është në një lidhje dashurie, por ka vendosur që identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën ta mbajë të fshehtë për publikun.
Megjithatë, sot ka qenë këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ajo e cila ka publikuar një foto të modeles Kristina Baki me partnerin e saj.
Dua po shijon disa ditë pushime në Shqipëri përpara “Sunny Hill”, teksa së fundmi duket se ka darkuar me modelen dhe partnerin e saj Eros Shenebiela.

Modelja Kristina Baki u bë nënë për herë të parë në muajin maj kur mirëpriti në jetë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Siera. Ajo ka zbuluar se gjyshi i saj u ka sugjeruar emrin: Siera. Ky emër, shpjegoi Kristina në shqip është ‘si era’ dhe në spanjisht ‘mal’.
Prej pak vitesh Kristina është në një lidhje me një biznesmen shqiptar i cili quhet Eros. Ndonëse ka postuar disa foto me të në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur që si partnerin ashtu dhe raportin e tyre ta mbaj larg syrit të publikut.