Tuesday, September 24, 2024
spot_img

“Dua t’i rris fëmijët me traditat shqiptare”/ Almeda Abazi zbulon planet për të blerë një shtëpi në Tiranë. Ja cilat janë gjërat që pëlqen Togla për vendlindjen e saj

- Advertisement -..

Modelja e njohur shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahman Sayisman janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Ata janë prindër të dy fëmijëve dhe së fundmi Almeda ka shprehur dëshirën për t’i rritur të vegjlit e saj me kulturën dhe gjuhën shqipe.

Ish-missi shqiptar ka folur së fundmi në një intervistë për revistën “Bordo” ku tregon se sa shumë ajo dhe partneri i saj e duan Shqipërinë dhe kanë menduar të blejnë një shtëpi pasi dëshiron që muajt e verës t’i kalojë në vendlindjen e saj dhe fëmijët të kenë mundësinë të mësojnë nga traditat dhe gjuhën shqipe.

“Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe.”, ka treguar Almeda.

E pyetur se çfarë i pëlqen Toglës më shumë rreth vendlindjes së saj, modelja tregoi se njerëzit dhe mundësia për të ecur kudo nëpër Tiranë janë ato çka ai pëlqen më së shumti pasi në Turqi është vështirë.

“Padyshim njerëzit me sjelljen e ngrohtë, bregdeti dhe fakti që mund të ecësh në Tiranë për të shkuar kudo, gjë që është e pamundur në Stamboll sepse është super i madh dhe pa mjet transportues shumë i vështirë”– rrëfeu ish-missi.

Aktori i njohur duket se përveç vendit pëlqen shumë dhe ushqimet traditcionale sidomos nga dora e vjehërës dhe këtë na e tregoi vetë Almeda teksa është pyetur se cilat janë ushqimet e preferuara të partnerit të saj.

 “Pëlqen shumë ushqimet që gatuan mami im. Sidomos byrekun me mish dhe tavën e kosit.”, tha ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X