Moderatorja Valbona Mhilli e cila është bërë pjesë e formatit të Big Brother VIP, së fundmi është përballur me dy pëlqime.
Ka qenë Laerti dhe G Ban të cilët i kanë shprehur pëlqimin asaj por që ajo i ka refuzuar.
Mirëpo teksa moderatorja ka qenë duke biseduar me njërën nga konkurentet, Danjën, është shprehur se nuk do të krijojë lidhje duke shtuar “nuk jam kukulla e askujt”.
“Nuk jam e interesuar, nëse duan të më trajtojnë si shoqe le të më flasin. Unë për të dashur dhe për burrë nuk dua asnjë njëri fare. Mos më fiksojë njëri zero, nuk dua të më fusin mua në këtë gjë. Nuk kam ardhur për burrë, as nuk kam rënë në dashuri, nuk dua as njërin as tjetrin,” u shpreh Valbona
Ndër të tjera ajo tha se nëse shoqërinë e saj djemtë e kanë marrë për dobësi është pronblemi i tyre.
“Nëse shoqërinë time e kanë marrë për dobësi dhe batutat e mija është problem i tyre, mua ping-pong nuk më bëjnë dot, unë nuk jam kukull e askujt.”