Oferta festive -20% APARTAMENTE ME QERA DITORE Rezervo Ketu
Friday, July 25, 2025
spot_img

Dyshohet shpërthim i murtajës tek delet dhe dhitë në Bulqizë

- Advertisement -..

Më shumë se 150 krerë dhish dhe delesh kanë ngordhur në një fermë në fshatin Val, në Njësinë Administrative Martanesh të Bulqizës. Autoritetet veterinare janë në alarm, pasi dyshohet për një shpërthim të murtajës së ruminantëve të vegjël, një sëmundje tepër ngjitëse që rrezikon të gjithë tufën me 700 krerë në pronësi të blegtorit Bajram Mata.

Mostrat janë dërguar për analizë në laboratorin qendror në Tiranë, ndërsa konfirmimi zyrtar për shkakun e ngordhjeve pritet të vijë brenda pak ditësh.

Ky është rasti i dytë i dyshuar në vend, pas shpërthimit të konfirmuar më 3 qershor në një fermë në Postribë të Shkodrës. Si pasojë, në Shkodër dhe Malësinë e Madhe është ndaluar çdo lëvizje e bagëtive dhe janë eliminuar kafshët e infektuara.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X