Pas eksperiencës në Big Brother Vip, Arjola Demiri është një nga emrat më të komentuar në rrjet.
Aktorja përpos që është e fokusuar tek karriera e saj, po e “përdor” famën për të qëndruar në qendër të vëmendjes.
Mesa duket kjo i ka shqetësuar ndjekësit e saj, të cilët e “akuzojnë” se nuk kalon kohë mjaftushëm me fëmijët.
Më anë të një videoje në Instagram ku në sfond dëgjohet: Sinqerisht, më pëlqen të jem një nënë, por gjithë ditën, jam gati të bëhem dhe baba, ish-konkurentja e Big Brother Vip ironizon gjithë kritikat.
“Kur i zë halli njerëzit a kaloj kohë me fëmijët e mi ju them: Nga mami kthehem në baba, që mos të më duket e vështirë,”-shkruan Demiri krahas videos.
Kujtojmë që Arjola Demiri, është nënë e tre fëmijëve: e një djali dhe e dy vajzave, si dhe është divorcuar nga bashkëshorti vite më parë.