Një grua britanike me ‘një fiksim pas dokumentarëve të Netflix-it rreth vrasësve serial’ thuhet se është martuar me një vrasës të dënuar me vdekje në SHBA.
Rebecca Short u tha të afërmve se po shkonte për pushime në Disney World, Florida, kur në fakt ajo kishte shkuar të martohej me Manuel Ovante Jr në burgun Eyman, Arizona.
Familjarët e saj e morën vesh lajmin nga fotot që kishte postuar Rebecca në rrjetet sociale. Pas dasmës, një mik i saj tha për revistën The Sun: “Ajo ishte gjithmonë e fiksuar pas dokumentarëve të Netflix rreth vrasësve serialë në Amerikë, por askush nuk mendonte se ajo do të largohej nga shtëpia dhe do të martohej me një të tillë”.