Saturday, July 27, 2024
spot_img

“E ke larë zhulin e këmbëve?”- Plas sherri mes Arjola Demirit dhe ndjekëses, aktorja shpërthen në ofendime: Qelbanike! Ke nevojë për…

- Advertisement -..

Aktorja e humorit, Arjola Demiri është përballur shpesh me kritika nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale në fotot që poston.

Kësaj here një ndjekëse nuk ka komentuar pozat apo veshjen e Arjola Demirit, por ka vendosur të risjellë një moment viral të aktores ndërsa ishte ende pjesë e “Big Brother Vip.”

Bëhet fjalë për disa foto të ish-banores së BBV, e cila qëndron e shtrirë në krevat me këmbët e palara.

Në një nga fotot në profilin e saj në Instagram një ndjekëse i komenton:

“A e ke larë zhulin e këmbëve?”

Nga ana tjetër ish-banorja nuk ka ngurruar t’i kundërpërgjigjet ndjekëses me ironi: “Jo Rudinçkë se ke marrë vesh se i kam bërë tato”

Por “sherri” virtual në seksionin e komenteve nuk ka përfunduar me kaq, pasi ndjekësja i shkruan Arjolës se sipas saj “do të ngelet zhulse si në pamje ashtu në shpirt.” Gjthashtu ndjekësja ka përmendur edhe foton që aktorja e humorit publikoi pak ditë më parë me Kryeministrin Edi Rama (KLIKO).

“Bëj tatto sa të duash prap zhulse do ngelesh, si në pamje ashtu edhe në shpirt. U qurravite sa u këpute. Tani shkon e këpin b*thën e Ramës. Je shumë mirë por shumë fallco.”- thuhet në komentin e ndjekëses.

“Ke nevojë për vizitë tek doktori, s’më mëson dot mua një femër e frustruar, e acaruar, qelbanike, mizerje, shpirt zezë si ti se çfarë bëj unë…. A po të vjen inat a”- përgjigjet Arjola në komente.

Jo pak herë është diskutuar mungesa e pastërtisë në shtëpinë e Big Brother Vip. Shpeshherë ky diskutim është shoqëruar me debate mes banorëve që jetonin aty, të cilët kanë akuzuar njëri-tjetrin se nuk janë të angazhuar në pastrim.

Kamerat që monitorojnë BBV kanë kapur momentet kur aktorja Arjola Demiri shtrihet në krevat me këmbët zhul, pasi ka ecur zbathur nëpër ambientet e shtëpisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X