Reperi Diddy po përballet me një padi të re për kërcënim dhe frikësim ndaj një gruaje.
Dizajnerja e modës Brianna Bana Bongolan pretendon në deklaratën e saj se reperi dikur e kërcënoi se do ta vriste.
Sipas dokumenteve të siguruara nga Rolling Stone, muzikanti e kishte marrë atë në krahë dhe e kishte kërcënuar se do ta hidhte nga ballkoni.
Sipas saj, Diddy e mbajti atë në ajër në ballkonin e apartamentit të ish-partneres së tij Cassie në shtator 2016, ndërsa bërtiste në të njëjtën kohë.
Megjithatë arsyeja e kërcënimeve të tij nuk është bërë publike ende.
Ai dyshohet se e quajti atë “gruaja djallëzore” dhe e kërcënoi se “nuk e ka idenë se çfarë mund të bëjë me të”. Diddy i mohoi akuzat.
“Çdokush ka të drejtë të ngrejë një padi, pavarësisht se çfarë provash mund të ketë apo jo”, tha një zëdhënës ligjor.
“Që nga viti i kaluar, zonja Bongolan ka shprehur synimin e saj për të paditur z.Combs dhe ka kërkuar përfaqësim ligjor për të ndjekur pretendimet e saj.Combs i mohon kategorikisht këto akuza serioze dhe mbetet i bindur se përfundimisht ato do të provohen të pabazuara” tha ai.