Blaka Lively ishte padyshim ‘Mbretëresha e Met Gala’ këtë vit duke u shfaqur në tapetin e kuq me një fustan i cili pak minuta më vonë u shndërrua në diçka tjetër.
Blake veshi një fustan rozë me shkëlqim metalik të krijuar nga Versace. Pasi mahniti të pranishmit, aktorja u bë gati për surprizën e radhës. Pranë saj u shfaqën disa burra me kostum që e ndihmuan të shndërronte fustanin. Në vetëm pak çaste, një bisht i gjatë i bruztë u shpalos. Dorezat gjithashtu ndryshuan.
Ylli i Hollywood-it shoqërohej nga bashkëshorti i saj Ryan Reynolds, i veshur me një kostum Ralph Lauren prej kadifeje me një papion të bardhë. Megjithatë, ishte Blake ajo që vodhi shfaqjen.
Blake hyri menjëherë në trend në rrjetet sociale, me fansat që e uruan atë për ndjekjen e temës së këtij viti dhe veshjen pa të meta. Blake i ka kushtuar vëmendje çdo detaji duke dëshmuar dhe njëherë pse ajo konsiderohet një ikonë e modës.