Saturday, July 27, 2024
spot_img

E mohuan lidhjen por këngëtari shqiptar “arratiset” në Spanjë me modelen indiane

- Advertisement -..

Ardian Bujupi kohëve të fundit është komentuar shumë në mediat rozë.

Kjo pasi u ngritën dyshime se ai dhe ish konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, janë në lidhje.

Por këto dyshime i hedhën poshtë, vetë ata pasi mohuan një gjë të tillë dhe u shprehur se ata bashkëpunuan vetëm për projektin e fundit të këngëtarit në të cilin ishte pjesë edhe ish konkurrentja.

E sot Ardian Bujupi po feston ditëlindjen e 31-të.

Në këtë ditë të veçantë ai ka zgjedhur ta festojë me modelen indiane, Sabrine Khan dhe disa miq të tjerë, duke “u arratisur” drejt Sapnjës.

Në rrjetet sociale, Ardiani dhe Sabrine janë shfaqur në krahët e njëri-tjetrit më të afërt se kurrë.

Teksa Sabrine i ka bërë edhe një urim të ëmbël. Ajo ka publikuar një foto të tyre ku shkruan: “Një nga njerëzit më të mirë. Të dua”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X