jë 62-vjeçar është vënë në pranga në Maliq pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, teksa arrestimi i tij u bë ditën e djeshme.
Mësohet se i moshuari e ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 12 vjeçare, nxënëse shkolle. Ka qenë e mitura që i ka treguar gjyshes së saj, e më pas në praninë edhe të psikologes së shkollës, kanë bërë denoncimin pranë policisë.
Këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit, dhe prej pak kohësh po mbahej nën mbikëqyrje nga ana e policisë.