Thursday, December 5, 2024
spot_img

E përlotur dhe me valixhe në duar, partnerja e Liam Payne largohet nga vila që ndante me këngëtarin 

- Advertisement -..

E dashura e të ndjerit, Liam Payne, Kate Cassidy ka paketuar gjërat e fundit që i kishin mbetur në shtëpinë të cilën e ndante prej kohësh me këngëtarin dhe është larguar.

Mediat e huaja shkruajnë se vetëm pak ditë pasi i dha lamtumirën partnerit të saj, Kate është parë e përlotur dhe me valixhe në duar. Ajo është larguar nga vila, e cila mendohet se ishte rezidenca e ish-yllit të “One Direction”.

Në një moment ajo shfaqet e emocionuar duke shtrënguar fort pas vetes një lodër e cila i ngjan një kungulli shumëngjyrësh, mesa kuptohet ky pellush ka qenë një kujtim i çmuar i çiftit.

Cassidy u pa të ndihmohej për të ngarkuar gjërat në bagazhin e furgonit nga një mikeshë.

Destinacioni i 25-vjeçares është ende i panjohur por sipas fqinjëve, thuhet se Kate do të qëndrojë te të afërmit e saj derisa të jetë gati për të fluturuar në SHBA për të festuar Krishtlindjet me familjen e saj shkruan “Daily Mail”.

E dashura e 31-vjeçarit fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar një ditë pasi tragjedisë kur Liam u rrëzua nga ballkoni i dhomës së hotelit ku po qëndronte.

Vetëm disa javë para vdekjes së tij, çifti po planifikonin të ardhmen e tyre së bashku.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X