Monday, June 9, 2025
spot_img

“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

- Advertisement -..

Ron Zaiti, ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, ka zbuluar se e dashura e tij e ka lënë gjatë kohës që ai ndodhej brenda formatit. Megjithëse gjatë eksperiencës në fermë ai kishte folur me dashuri dhe siguri për partneren, realiteti jashtë i rezervonte një surprizë të hidhur. I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, këngëtari tregoi se lajmin e ndarjes e mësoi sapo doli nga reality show dhe e përjetoi si një tronditje:

“Dola dhe e mora këtë lajm, pak shokuese për mua, por që ndodhin…” – u shpreh ai.

Ron theksoi se nuk e sheh vetë pjesëmarrjen në “Ferma VIP” si shkakun e vetëm për ndarjen, duke pranuar se raporti kishte çarje edhe më herët:

“Nuk mendoj që ka qenë vetëm formati arsyeja… kanë qenë disa gjëra që kanë ndodhur më parë.”

Ai pranoi gjithashtu se e kishte pritur një takim jashtë me të, por ajo nuk ishte aty.

“Vazhdova jetën… mora mesazhe dhe e kuptova pse,” tha Zaiti.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X