Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin mëngjesin e sotëm.
Një 67-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të serave në fshatin Mbrostar Ura, Fier.
Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin P. Gj, 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qenë i punësuar roje te serat.
Ndërsa dyshimet e para janë që viktima të jetë vrarë me thikë.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.