Thursday, December 26, 2024
spot_img

Klea Huta : “Elgitin s’po e shoh në shtëpi, Donaldi dhe Romeo po…

- Advertisement -..

Klea Huta dhe Elgit Doda janë ndër çiftet më të dashur të showbizz-it shqiptar, ndërsa nuk hezitojnë të tregojnë sa shumë e duan njëri-tjetrin.

Moderatorja ka treguar se ajo dhe producenti e mirëkuptojnë punën e njëri-tjetrit dhe s’janë shumë xheloz në marrëdhënien e tyre.

Klea zbuloi se së fundmi Elgiti ka qenë shumë i zënë me koncerte duke shtuar se më shumë e shikojnë Donald dhe Romeo Veshaj se sa ajo. Ajo rrëfeu se nuk i ankohet këngëtarit në lidhje me këtë gjë pasi kanë zgjedhur të rrinë me njëri-tjetin duke pasur parasysh profesionet e tyre ndaj i kanë toleruar gjërat në heshtje.

“Elgitin s’po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo me Donaldin më shumë se unë. Të them të drejtën nuk i ankohem sepse kur e mori përsipër që të bënte koncertet e dija shumë mirë që s’do e shikoja në shtëpi. Ai dhe unë kemi zgjedhur të rrimë me njëri-tjetrin me profesionet që ne kemi, jemi të dy njerëz nga showbizi që e kemi kuptuar njëri-tjetrin dhe i kemi toleruar gjërat në heshtje.

Ne që në fillim të lidhjes tonë Giti punonte deri vonë në studio me këngëtarë, me këngëtare. Besimi ka qenë i konsoliduar që në fillim. Unë ia kam lënë të gjithë lirinë time, secili duhet të bëjë jetën që do dhe të jetojë jetën e vet në format e tij dh ne të dy e kemi arritur këtë balancë jetësore. Kur Giti nuk ka asnjë lloj shqetësimi nga unë, shkon nëpër koncerte, kthehet pas dy-tre ditësh me shokë, me njerëz që nuk i njoh dhe nuk ka nga unë asnjë lloj xhelozie… Ai kthehet te unë dhe më dashuron akoma më shumë.”– tha ajo në “Goca dhe Gra.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X