Saturday, July 20, 2024
spot_img

E surprizuar nga spanjollët por e zhgënjyer nga shqiptarët, Ronela Hajati: Populli im..

- Advertisement -..

Ronela Hajati ndodhet në Spanjë ku do të marrë pjesë në “Barcelona Eurovision Party”. Këngëtarja është takuar dhe me “rivalen” spanjolle që do të këndojë në Eurovision, Chanel Terrero. Ndërkohë, Ronela ka shprehur me ndjekësit kënaqësinë për mënyrën se si është pritur atje.
Përmes një postimi në Instastory, Ronela ka bërë një krahasim për mënyrën se si është trajtuar në Barcelonë me paragjykimet me të cilat është përballur në Shqipëri. Këngëtarja ironizon mes të tjerash dhe komentet që janë bërë kohët e fundit lidhur me peshën e saj trupore.
“Sot kemi Pre-fest Eurovision në Barcelonë! Në një anë, këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny, të kujdesshëm dhe nga ana tjetër, kemi popullin tim shqiptar suportues që janë të gjithë nutricionistë dhe përveçse për ta jam “lopë”, “balenë”, vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mund të dojë “një njeri që lexon”…Jam kaq e lumtur që ju kam!!! ju dua shumë!”, shkruan Ronela.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X