Friday, June 21, 2024
spot_img

Egla flet për gjendjen e saj shëndetësore: “Nga burgu në burg…”

- Advertisement -..

Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të BBV ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”. Ajo foli për rrugëtimin e saj në BBV3, por jo vetëm.

Në fillim të intervistës tha se kishte bërë plan të shkonte në jug, fill pas daljes nga BBV, mirëpo nuk mundi për shkak të incidentit që pësoi në studion e BBV, duke theksuar se kaloi nga burgu në burg.

Nga burgu në burg. Pretendoja që të hallakatesha në ndonjë pushim në jug. Pak ditë kam që lëviz pak, me asistencë. Një shembje kërbishti, këmba s’po e merr veten aq shpejt, por është ok.

E pyetur për eksperiencën në BBV, u shpreh se i duket shumë e largët.


Më duket sikur nuk kam qenë unë që e kam bërë atë eksperiencë. Më duket shumë e largët. Më pyeti një mikeshë që si po shkon tani dhe i thashë se më duket sikur nuk kam qenë unë dhe sikur nuk më ka prekur.

Ndërkohë ka një mesazh për mbështetësit, por edhe kritikuesit të lojës së saj në BBV3.

Jam mjaftueshëm e rritur sa të di që nuk mund t’u pëlqesh të gjithëve. Do të thotë që edhe kur të kritikojnë je duke bërë diçka. Kur nuk bën asgjë nuk të kritikojnë. Kritikat të bëjnë të përmirësohesh. Masa e ka kuptuar atë që ka ndodhur aty brenda. Duke parë të përfshirë vëllain dhe shoqen time më të mirë duke dhënë intervista, ata janë njerëz që punojnë 12 orë në ditë dhe nuk kanë pasur kohë ta shohin gjithë ditën “Big”-un. Më ka ardhur keq që ndonjë opinionist i fushës suaj, që pa u siguruar si qëndron gjëja, i ka vënë gishtin vëllait tim. Ka dalë një video që sikur unë brenda shtëpisë kam lëshuar gazra, që nuk ka ndodhur. Një gazetar profesionist i është drejtuar vëllait që ‘a je krenar që motra jote ka lëshuar gazra’. Gjë që nuk ka qenë aspak e vërtetë. Unë e kam thënë shpesh aty, që nëse unë dhe një mashkull do bënim gazra, atij do i thoshin që “të lumtë pushka”, ndërsa mua do më thonin ‘sa turp’. Gjë që ka ndodhur aty nga një mashkull.

Për sa i përket çmimit të madh, ajo tha se ka disa ide në kokë se për çfarë do t’i investojë ato para.

Në kohët që jetojmë varet si i investon. Sepse ne shqiptarëve nuk na mbyllen kurrë vrimat.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X