Një nga momentet më të komentuara të spektaklit të fundit të “Big Brother VIP Albania” ishte rrëfimi emocional i aktorit Laert Vasili, i cili zbuloi një ngjarje tragjike nga fëmijëria e tij.
Ai tha se në moshën nëntëvjeçare ishte përdhunuar nga një komshi dhe se kishte heshtur për këtë histori për plot 42 vite.
Egli Tako dhe Gjesti kanë ngritur dyshime të forta lidhur me vërtetësinë e kësaj historie. Gjatë një bisede të zhvilluar sot në oborrin e shtëpisë, ata shprehën skepticizëm, duke lënë të nënkuptohet se rrëfimi i Laertit mund të jetë një strategji për të fituar empatinë e publikut.
“Një histori e tillë, e dhimbshme dhe e thellë, prek direkt zemrat e shqiptarëve… të futet si thikë në zemër. Dhe pastaj, ti dukesh si viktimë”, u shpreh Egli.
Gjesti nga ana tjetër, e mbështeti mendimin e saj, duke thënë se gjithçka mund të përdoret në këtë pikë të lojës për të ndikuar emocionet e publikut.