Një bisedë mes Egli Takos dhe Gjestit në oborrin e Big Brother VIP Albania 4 ka sjellë sërish në vëmendje marrëdhënien e tyre të dikurshme dhe pritshmëritë e publikut.
Teksa qëndronin jashtë, Egli i tha Gjestit se ai “ka llogari për të dhënë për njerëzit jashtë shtëpisë”, duke nënkuptuar pritshmëritë e audiencës lidhur me raportin e tyre.
I befasuar nga kjo deklaratë, Gjestin e pyeti për çfarë e kishte fjalën saktësisht, ndërsa Egli sqaroi se bëhej fjalë për ata që kishin besuar se dyshja do të vazhdonte lidhjen e tyre deri në fund të spektaklit.
Në fillim të Big Brother VIP Albania 4, Egli dhe Gjesti krijuan një lidhje romantike, por gjithçka ndryshoi kur Egli u eliminua nga shtëpia.
Jashtë saj, ajo u njoh me disa deklarata të Gjestit për të, të cilat duket se ndikuan në vendimin e saj për të mos e vazhduar më marrëdhënien pas rikthimit në lojë.
Ky moment ka ngjallur diskutime mes fansave të formatit, të cilët janë ndarë në mendime në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj njëri-tjetrit dhe rrjedhën që ka marrë raporti i tyre.