Friday, March 14, 2025
spot_img

Eksperti i IT tregon si do të bllokohet dhe çfarë do të ndodhë me TikTok në Shqipëri

- Advertisement -..

Pas vendimit të qeverisë, mbyllja e TikTok është thjesht çështje ditësh a orësh. Edhe pse nuk ka ende një vendim zyyrtar, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, i kanë kërkuar kompanive të internetit, të marrin  masa për bllokimin e aksesit në TikTok ditën e sotme.

Eksperti i IT-së, Ardit Gavani, i ftuar në Top Albania Radio ka treguar më shumë rreth kësaj teme, duke nisur me çfarë do të thotë që të mbyllet TikTok-u, fshihet si aplikacion apo bllokohet aksesi dhe nuk e përdor dot?

“Zakonisht bllokimi ndodh me faza dhe jo direkt kjo është procedura standarde në IT. Në Amerikë ne pamë që në fillim u bllokua në PlayStore dhe App Store ku dikush që donte ta shkarkonte për herë të parë nuk e gjente dot. Ndërsa për personat që e kishin të shkarkuar në telefon u funksionoi edhe pak më pas thjesht ndaloi. Ti e hapje si aplikacion dhe të dilte një njoftim që ky aplikacion nuk përdoret dot në shtetin tuaj. Besoj që ashtu do të ndodhë edhe në Shqipëri.
Në momentin që hyn në fuqi vendimi i mbylljes së TikTok-ut në vendin tonë për personat që kanë një llogari në këtë platformë bllokimi ndodh vetëm brenda territorit shqiptar dhe nëse lëviz jashtë shtetit mund të ketë akses apo jo?”

“Zakonisht po. Po ta mendojmë përshembull internetin si lumë ose burim dhe Shqipëria ka katër burime ose ISP (internet service provider) le t’i quajmë kështu pra kompani që japin internet në Shqipëri. Gjëja që ndodh kur duam të bllokojmë diçka, siç mund të përmendim faqet e basteve apo faqe të caktuara me materiale erotike, në serverat kryesorë bllokohen IP-të kryesore që vijnë nga kompania ByteDance. Nëse ti del jashtë këtij rrjeti, pra nuk e merr internetin nga këto kompani apo ato celulare por nga një kompani satelitore atëherë nuk ka se si të gjejë që je pjesë e listës së bllokuar. Kjo formë do të funksionojë besoj sepse do të ishte e kushtueshme dhe pakuptim të përdorej ndonjë formë tjetër.”

Vendimi i mirë apo i keq sipas ekspertit të IT-së?

“Mendoj që është një nga vendimet më të mira të marra në Shqipëri vitet e fundit.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X