Friday, September 20, 2024
spot_img

Elgit Doda dhe Xhensila Myrtezaj këtë javë sjellin këngën e re

- Advertisement -..

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, prej disa ditësh ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të radhës, të cilën do ta sjellë në bashkëpunim me kantautorin Elgit Doda.

Të njëjtit kanë shpërndarë një pjesë nga klipi dhe besohet se do të ketë një sukses të madh në bazë të reagimeve fillestare të publikut.

“A e din…14.05.2022”, ka shkruar Doda duke etiketuar edhe Myrtezajn krahas postimit.

Projekti i tyre do të lansohet saktësisht më 14 maj (e shtunë), gjersa do të jetë në stilin e këngëve paraprake të Elgitit.

Ky i fundit është duke shijuar suksesin e prurjes së re “Picasso”, që e solli javë më parë në bashkëpunim me vëllezërit Veshaj.

Xhensila në anën tjetër para dy javësh lansoi këngën e re “Ale Ale” që ka mbledhur afro tre milionë klikime.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X