Saturday, September 28, 2024
spot_img

Elhaida Dani në pritje të ëmbël? Detaji që ngriti dyshimin se këngëtarja do bëhet nënë!

- Advertisement -..

Këngëtarja Elhaida Dani, me anë të një postimi në Instagram ka ngritur dyshimet sa mund të jetë në pritje të ëmbël. Në foton e publikuar së fundmi, artistja shfaqet pranë partnerit të saj, balerinit Ledjan Agalliaj dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.

Nuk dihet nëse është vërtetë ashtu apo thjesht një reflektim i fustanit të gjerë që këngëtarja ka veshur.

Ky detaj nuk u ka shpëtuar ndjekësve, të cilët menjëherë kanë komentuar me dyshim duke pyetur nëse Elhaida Dani është shtatzënë apo jo.

Më duket mua apo je shtatzënë??”, komenton një ndjekës, ndërsa një tjetër shkruan: “Elhaida në pritje të ëmbël❤️”

Mos je pakëz shtatzën tii 🙈🥹 ??”, komenton një fans, megjithatë këngëtarja ka vendosur që të mos reagojë ndaj thashethemeve që qarkullojnë se mund të jetë në pritje të ëmbël.

Kujtojmë që para pak kohësh u aludua për një shtatzëni të mundshme të këngëtares pasi në një postim të sajin me balerinin, ajo kishte shkruar: “Jemi dy, por ushqehemi sa për tre.”

Mirëpo, në një intervistë Elhaida hodhi poshtë dyshimet duke thënë: “Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri.”

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim nga vetë çifti nëse do të bëhen prindër apo jo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X