Eliona Pitarka është gjatë gjithë kohës në komunikim me fansat e saj nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një bisedë virtuale që ka bërë së fundmi ajo ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj.
E pyetur se nëse po mendon për fëmijën e dytë, Eliona është përgjigjur se do vijë kur ta ketë shkruar Zoti
“Sa shumë po më pyesin, kur ta ketë shkruar Zoti do vijë…. ne po e presim”- u shpreh ajo.
Ndërsa për pyetjen se farë e bën një raport të shkëlqyer me bashëshkortin, Eliona u ndal pak më shumë.
“Komunikimi është gjithçka. Besimi i plotë tek njëri-tjetri, mbështetja maksimale dhe të qenurit ‘fansi’ numër 1 i partnerit/es tënd/e. Të qenurit mbi të gjitha shokë të ngushtë! Mos të konsideruarit njëri-tjetrin si ‘burri’ dhe ‘gruaja’ dhe të ndahen detyrat… por të punuarit në skuadër me njëri-tjetrin për të arritur çdo gjë bashkë.”
Eliona gjithashtu ka folur për temën e imazhit të trupit pasi një ndjekëse i shkroi se ndihet keq ngaqë ka celulit. Ajo njihet për format perfekte trupore dhe si përgjigje ndaj ndjekëses Eliona ka postuar një foto pa filtra ku duket se ka celulit në pjesë e vitheve.
“Sigurisht që personat publik kanë tendencën të jenë më të kuruar në postimet që bëjnë por duhet të dish që as 20% e atyre që shihni që postohen nuk janë ashtu. Dikush më pak, dikush më shumë, por pothuajse secila nga ne ka strija, dhe kjo është totalisht normale”- u shpreh Eliona.