Opinionisti Elton Tozaj ka dhënë një intervistë për Privé dhe tashmë ne jemi mësuar për mënyrën e drejtperdrejtë që shprehet,edhe në këtë intervistë ka qenë kështu i drejtpërdrejtë duke zbuluar disa prapaskena që publiku nuk i di.
Ai fillimisht i nisi opinionet me lojën e Gjestit e më pas u ndal te Egli,duke shprehur që Eglin e javëve të para e pëlqente si lojtare por nuk kurseu kritikat në përfshirjen me Gjestin. Ai shprehu se Egli e njejta ka qenë edhe në lidhje me ish partnerin e saj Olsi Bylykun,të njejtën posesivitet ka berë tha Eltoni.
Më tej ai tregoi se ka kontaktuar me familjarët e Eglit dhe ata janë treguar shumë arrogantë po ashtu i kanë bërë edhe block nga kontaktet.
Opinionisti shprehu edhe : “Pas daljes nga Big Brother Egli rrinte korridoreve lutej për tu rifutur edhe njëherë. Një nga herët kam rastisur edhe unë”
Ai shtoi se këngëtarja nuk është futur aspak për të ngritur dinjitetin e saj por është futur për tu hakmarre me Gjestin.
Intervisten e plotë mund ta ndiqni në kanalin e Prive në youtube