Friday, March 21, 2025
spot_img

Elvana Gjata nuk di të ndalet, surprizon sërish me videon e fundit! Ja miku i “pazakontë” që e shoqëron këngëtaren me pushime

- Advertisement -..

Elvana Gjata ia del të habisë gjithmonë me videot e saj në rrjetin social TikTok.

Së fundmi, duket se këngëtarja ka gjetur pak kohë për veten dhe po shijon pushimet buzë detit. Në plazh ajo ka gjetur një oktapod të vogël të cilin e ka bërë “shokë”.

Elvana ka postuar një video në TikTok ku duket me oktapodin, këtë herë mbi kokë.

“Ja këtu në plazh me këtë shokun tim,”-dëgjohet të thotë këngëtarja teksa, oktapodi lëviz nëpër kokën e saj.

Kjo video ka marrë më shumë se 63 mijë pëlqime, teksa nuk kanë munguar edhe komentet nga ndjekësit e këngëtares të cilët shprehen se në vendin e saj ato do të ishin frikësuar.

Kjo nuk është hera e parë që Elvana ndan video “të çuditshme” në këtë rrjet social.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X