Friday, November 1, 2024
spot_img

Elvana Gjata uron të atin nga “Sunny Hill Festival”/ Momenti magjik kur fansat këndojnë me këngëtaren njëzëri këngën e ditëlindjes

- Advertisement -..

Krahas Dua Lipës, natën e parë të “Sunny Hill Festival” në Kosovë ka performuar edhe Elvana Gjata.

Kjo mbrëmje për këngëtaren ka mbartur edhe një gëzim tjetër, pasi përkonte me ditëlindjen e babait të saj.

Në mungesë për ta festuar së bashku me të, Gjata ka bërë gjestin e jashtëzakonshëm për të atin. Në një moment gjatë performancës, Elvana iu ka kërkuar pjesëmarrësve në festival të këndojnë bashkë me të këngën e ditëlindjes për babain e saj.

Të gatshëm, i gjithë publiku i “Sunny Hill Festival” ka kënduar njëzëri me këngëtaren shqiptare.

Këtë moment të veçantë, Elvana e ka ndarë edhe në Instagramin e saj ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Babi !Je më i shtrenjti im!”

Kujtojmë që Elvana Gjata gëzon një rapost shumë të veçantë me të atin, të cilin nuk ka nguruar ta shfaq edhe në rrjetet sociale.
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X